image Modelja kosovare: Kam refuzuar të dal në foto me Donald Trumpin

Bota e Yjeve

Modelja kosovare: Kam refuzuar të dal në foto me Donald Trumpin

news image

Modelja e njohur nga Kosova, Zana Krasniqi e cila është shpallur Miss Universe në vitin 2008, ka folur për momentin kur ka takuar Donald Trump në SHBA.

E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ajo ka thënë se nuk ishte aspak entuziaste dhe se nuk kishte dëshirë të pozonte pranë tij, duke e kundërshtuar fotografin e njohur Fadil Berisha.

Kam punuar në disa fotoshoots, por nuk kam qenë modele e Trump Models. Atëherë Miss Universe e ka organizuar Trump Models dhe kur mbaronte Miss Universe na ftonin disa Misseve për të bërë disa fotoshoots, ku kam marrë pjesë dhe unë në disa prej tyre.

Unë isha pak më ndryshe, unë kisha problem që Fadil Berisha po bënte foto dhe më thoshte Zanë koncentrohu dhe unë që i thoja por nuk dua të bëj foto. Mua nuk mu dukej një moment i rëndësishëm se thoja ok ai është biznesmen, se është biznesmen nuk do të thotë që të dalë foto me Misset. Unë rrija nervoze dhe Fadili më thoshte Zanë koncentrohu dhe unë i thoja ky është biznesmen pse të dalë foto me neve, nuk dua të dal dhe në këtë foto jam nervoze.

/GazetaSinjali/