image Modelja drogohet dhe hidhet nga ballkoni i një ndërtese

Showbiz/ Modelja drogohet dhe hidhet nga ballkoni i një ndërtese

news image

Modelja Ekaterina ‘Katya’ Bobkova kaloi në koma dhe luftoi me vdekjen, pasi ra nga ballkoni i katit të tretë i një ndërtesë në Republikën Çeke.

Policia çeke tha se bëhet fjalë për një aksident, por tani në driatë kanë dalë të tjera fakte.

Vetë 31-vjeçarja thotë se ajo është droguar dhe goditur në kokë, dhe më pas e kanë hedhur nga ballkoni.

Mjekët vërtetojnë pretendimin e saj, se ajo ishte goditur në kokë, para rrëzimit nga ballkoni.

Po kush e do të vdekur modelen?

Ekaterina ‘Katya’ Bobkova ka qenë dëshmitare e një ngjarje të sikletshme në Rusi.

Ajo u ndodh e pranishme gjatë sherrit të dhunshëm të dy futbollistëve të “përkëdhelur” të Vladimir Putin, Pavel Mamayev dhe Alexandr Kokorin, të cilët rrahën në një local politikanin Denis Pak.

Për shkak të këtij sherri, dy futbollistët e Kombëtares ruse u dënuan me 17 dhe 18 muaj burg.

31-vjeçarja ishte pikërisht me dy futbollistët, në momentin e sherrit.

Dhe pask kësaj ngjarje, ndodhi edhe “aksidenti” i çuditshëm, kur Bobkova, që ishte me një grup për pushime në Çeki, duke përfshirë dhe ish-senatorin dhe biznesmenin rus Andrey Ishchyuk, ra nga ballkoni i një ndërtese.