image MKRS-ja do të përkrahë artistët dhe krijuesit e pavarur nga fondi emergjent

Film

MKRS-ja do të përkrahë artistët dhe krijuesit e pavarur nga fondi emergjent

news image

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi priti sot në takim një grup artistësh të pavarur.

Në takim ministrja i njoftoi që MKRS nga fondi prej 5 milionë, i shpërndarë për Rimëkëmbje Ekonomike nga Qeveria e Kosovës, në fazën e parë i ka vënë në dispozicion fondet përmes tri masave që kanë pasur për qëllim; fuqizimin e të rinjve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës përmes mundësimit të angazhimit me punë praktike në kompani private, OJQ dhe institucione publike; mbështetjen e drejtpërdrejtë të klubeve të sportit në Kosovë të regjistruara sipas legjislacionit në fuqi; dhe subvencionimin e projekteve nga fusha të ndryshme të sektorit të kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

“Si MKRS kemi propozuar që fondi i mbetur prej 2.5 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike të dikastereve që mbulon MKRS t’i dedikohet mbështetjes së artistëve dhe krijuesve të pavarur. Rrjedhimisht takimi i sotëm shërbeu për të diskutuar këtë propozim në mënyrë që të identifikohen mënyrat se si mund të përkrahen krijuesit e pavarur. U diskutua për vendosjen e kritereve dhe mënyrën e zbatimit, gjithmonë konform nevojave dhe kërkesave që ata mund të kenë”, tha ministrja Dumoshi.

Ajo gjithashtu shtoi që për MKRS-në dhe për të si ministre është kruciale që në këtë fazë të ketë bashkëpunim të ngushtë me gjithsecilin dhe që secili propozim do të trajtohet me kujdesin e duhur institucional. /Gazeta Sinjali/