Henrikh Mkhitaryan raportohet se ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës me AS Romën, transmeton Sinjali Sportiv.
Reprezentuesi i Armenisë nuk do jetë lojtar i lirë në afatin e verës, pasi së fundmi raportohet se ka arritur marrëveshje me Romën.
Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, 31 vjeçari do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2022.
Ndryshe, Henrikh Mkhitaryan zyrtarisht është lojtar i Romës që nga shtatori i vitit të kaluar. Një sezon më parë, Mkhitaryan e kishte kaluar si i huazuar nga Arsenali. /Sinjali Sportiv/.