Një mjek është sulmuar fizikisht gjatë ditës së djeshme në Gjilan.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se mjeku ka pësuar lëndime trupore nga sulmi fizik.
“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka sulmuar fizikisht një mjek. Viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport/Gazeta Sinjali/.