image Mjeku nga Shqipëria jep këshilla sesi të sillemi në plazh gjatë pandemisë - Sinjali

Mjeku nga Shqipëria jep këshilla sesi të sillemi në plazh gjatë pandemisë

news image

Rritja e ankthit të qytetarëve si pasojë e shtimit të rasteve të të infektuarve me COVID-19, ka sjellë edhe frikën e shumë qytetarëve për të frekuentuar plazhet apo për të pushuar në det.

Por mjeku i njohur infeksionist ka qetësuar njerëzit, duke deklaruar se nuk ka asnjë rrezik pasi koronavirusi nuk transmetohet nëpërmjet ujit.

Ditët e fundit është përhapur në rrjet teza se nëse dikush pështyn në det atëherë mund të përhapet sëmundja.

Por Pipero e ka shpjeguar edhe këtë: “Nëse has në pështymën e dikujt në ujin e detit nuk e merr virusin. Virusi nuk transmetohet përmes ujit.  Edhe unë do i bëj pushimet në Dhërmi. Nuk do ikim të gjithë në një kohë. Ka studime që thonë se me ngritjen e temperaturës ulet transmetueshmëria dhe ajo është ulur. Por shifrat janë shtuar sepse është shtuar transmetueshmëria. Nëse do ishim të hapur në mars, numri do ishte më i lartë. Asnjë nga ne nuk bën dot parashikime. Do ishte mirë të shpëtonim prej opinioneve dhe të merremi me fakte. Në bazë të fakteve që shohim përditë po i themi këto që themi”, tha Pipero në emisionin Provokacija.

Në mënyrë të veҫantë, ai ju kthye ҫështjes së pushimeve, duke dhënë këshilla si duhet të sillen njerëzit.

“Pushimet nuk do jenë si një vit më parë. Këtë vit nuk do pushojmë për qefin e dynjasë, por për veten, do bëjmë qef më shumë se një vit më parë. Në rast se ruajmë distancat e shmangim virusin. Duhet të shmangen lokalet e natës por duhen zbatuar protokollet me distancë mes çadrave, të mos grumbullohemi në restorant dhe në breg të detit”, tha Pipero./ Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: