Mjeku Visar Berisha ka apeluar te qytetarët t’i respektojnë rekomandimet nga institucionet për parandalimin e infektimit me COVID-19.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se në ditët në vijim do të shihet nëse kanë qenë efektive masat e marra nga Qeveria e Kosovës.
“Në këtë 2-3 ditësh kemi me pa sa kanë qenë efektive masat e ndërmarra deri tash. Nëse numri rritet hovshëm, do të thotë nuk jemi ruajtur. Nëse numri nuk e kalon 70-100 atëherë jemi duke u mbajtur mirë. Si do që të vie puna, nga nesër në mëngjes duhet të reduktohen forcërisht daljet, të organizuara me orare. Blerjet s’mund t’i mbajmë çdo ditë. Në 3 ose 5 ditë më së miri. Vizitat te njëri-tjetri le të marrin fund”, ka thënë ai.
Ndryshe, në Kosovë janë 31 raste të konfirmuara me COVID-19, ndërsa sot është shënuar viktima e parë./GazetaSinjali/