image Mjeku jep detaje për gjendjen e gruas që kërceu nga kati i dytë në Gjakovë

Kosovë

Gjakovë/ Mjeku jep detaje për gjendjen e gruas që kërceu nga kati i dytë në Gjakovë

news image

Gruaja që dyshohet se ka kërcyer gjatë ditës së sotme nga kati i dytë i një objekti, momentalisht është duke u trajtuar në repartin e Ortopedisë, pasi ka pësuar lëndim në unazën e strukturës kockore, por pa dislokim.

Këtë për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Rajonal të Gjakovës, Ahmet Asllani.

Pacientja është pranuar sot nga ortopedi në Emergjencë rreth orës 08:45. Pacientes i është bërë menjëherë CT dhe është vërtetu që ka fraktur të pelvikut, mirëpo fraktura pa dislokim. Ajo është shtruar në Repartin e Ortopedisë, ku është edhe momentalisht. Gjendja e përgjithshme është e mirë”, ka thënë Ahmet Asllani.

Rasti më herët e ka konfirmuar edhe Komandanti i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Kristë Gjokaj./Gazeta Sinjali/