image Mjekja kosovare: Jemi heronjtë tuaj, lutuni edhe për ne

Kosovë

Shëndetësi/ Mjekja kosovare: Jemi heronjtë tuaj, lutuni edhe për ne

news image

Një mjeke kosovare ka ngritur shqetësimin edhe për mjekët të cilët do të punojnë gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme, për shkak të koronavirusit.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se i gjithë stafi mjekësor ka frikë, por pavarësisht gjithë njerëzve ata janë betuar. “Mjekët dhe infermierët shoferet e spitalit infektives e pastaj gjithë bluzat e bardha që do të përballen me virusin koronë. Kemi edhe ne frikë, kemi familje po si të gjithë edhe ne nuk jemi prej guri.

Por ndryshe nga të gjithë kemi bërë një betim. E ndryshe nga të gjithë, e dijmë se jemi shpresa e vetme për njerëzit që do të kenë fatin e keq të preken rëndë.”, ka shkruar ndër tjerash mjekja. Ajo tutje ka thënë se përveç sëmundjes duhet ta përballojnë edhe panikën dhe stresin e të gjithëve.

“Ju na keni lincuar,akuzuar, përçudnuar, urryer, i përzënë, poshtëruar. Por sot është koha të luteni per ne, po po. Lutuni që të kemi sa më shumë fuqi. Lutuni që të mos dorëzohemi Lutuni që të jemi mbinjerëzore. Lutuni për ne, sepse luteni për veten. Ne do duhet të përballojmë jo vetëm sëmundjen, por edhe panikun, stresin dhe papërgjegjshmërinë tonë, të njohur tashmë.

Jemi heronjtë e juaj por nga sot, na duhen mbiheronj, sepse nuk dihet sa ditë do të punojmë pa ndaluar. Lutuni për këtë… kërkoni dhe ndjesë, diku mes lutjesh.”, ka përfunduar ajo.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të mbyllen shkollat deri më 27 mars, si dhe me rekomandim të lirohet njëri prind nga puna, por që kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësor dhe punëtorët në sektorin e sigurisë. Lidhur me këtë ka reaguar Federata e Sindikatave të Shëndetësisë duke kërkuar që në këtë masë të përfshihen edhe punëtorët shëndetësorë.