image Mjekët tregojnë tri rastet kur nuk duhet të pini ujë

Këshilla/ Mjekët tregojnë tri rastet kur nuk duhet të pini ujë

news image

Uji ju mbanë të hidratuar, ndihmon për të shmangur tejngopjen dhe për të djegur disa kalori shtesë. Por, ashtu si me shumë zakone të shëndetshme, konsumimi i tepër nuk është i mirë edhe kur bëhet fjalë për ujë.

Anipse ndodh shumë rrallë, është e mundur që nëse konsumoni shumë ujë të vini shëndetin në rrezik.

Mjekët tregojnë tri rastet duhet ta shmangni ujin:

Kur urina është shumë e pastër

Nëse urina ka një ngjyrë të limonadës, jeni mjaftueshëm të hidratuar. Por, nëse shikoni që urina është shumë e pastër, duhet ta ndërprisni konsumin e ujit për pak kohë. Urina në ngjyrë më të errët tregon se është koha për të konsumuar ujë.

Kur keni konsumuar një vakt të bollshëm

Është një nga mënyrat më të thjeshta për të pakësuar kaloritë: Pini një gotë ujë para një vakti dhe do të hani më pak, duke qenë se pija e ka zënë një pjesë të stomakut. Për shumë arsye, teprimi me ujin para ose gjatë një vakti i bollshëm mund të çojë në fryrje të barkut dhe parehati.

Kur bëni stërvitje intensive për një kohë të gjatë

Ju humbasini elektrolite: si kaliumi dhe sodiumi, nëpërmjet djersës. Nëse po djersitni shumë, duhet të zëvendësoni këto lëndë ushqyese tepër të rëndësishme, që nuk gjenden tek uji. Mund t’i merrni ato nga uji i kokosit, i cili është i pasur me: kalium, magnez, sodium dhe vitaminë C./Sinjali/