image Mjekët e QKMF-së protestojnë në mbështetje të kolegut të tyre që u sulmua dy ditë më parë

Shëndetësi

Mjekët e QKMF-së protestojnë në mbështetje të kolegut të tyre që u sulmua dy ditë më parë

news image

Stafi mjekësor dhe teknik i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Istog kanë protestuar gjatë ditës së sotme, shkruan Gazeta Sinjali.

Ata protestuan për 15 minuta për shkak se gjatë të martës një pacient kishte ushtruar dhunë ndaj mjekut të kësaj qendre, Xhevat Avdijaj.

Mjekët u shprehen se nuk duhet të sulmohen dhe apeluan që qytetarët “t’i lënë ta kryejnë punën e tyre” në këtë situatë të vështirë të krijuar nga pandemia./Gazeta Sinjali/