image Mjekët flasin për gjendjen e të mbijetuarve të tragjedisë në Bullgari

Rajon

Mjekët flasin për gjendjen e të mbijetuarve të tragjedisë në Bullgari

news image

Mjekët në spitalin e Pirogov në Bullgari në një konferencë të dhënë për mediat mëngjesin e kësaj të mërkure kanë dhënë detaje në lidhje me gjendjen e të plagosurve nga ngjarja tragjike me 45 viktima pas djegies së autobusit në Strumë.

Mediat bëjnë me dije se mjekët kanë pohuar se gjendja e pacientëve është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndër të tjera ato theksojnë se dy operacione janë kryer dje dhe sot pritet që të bëhen dy të tjerë mes tyre dhe 16-vjeçarja që ka dëmtime në gjurin e djathtë.

 “Janë kryer ndërhyrjet e nevojshme emergjente. Dy operacione janë kryer ditën e djeshme. Një pacient i operuar kishte një frakturë në pjesën e poshtme të këmbës. Një tjetër prej të lënduarve iu nënshtrua një operacioni për një thyerje të kyçit të gjurit. Pacientët e kaluan natën në qetësi”, sqaroi doktoresha Maya Argirova, shefe e Klinikës së Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike, raporton abcnews.al.

Ndërkohë, gjendja psikologjike e të mbijetuarve nga tragjedia e djegies së autobusit ku humbën jetën 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut është e rënduar. Psikologët po punojnë për qetësimin e tyre./GazetaSinjali/