image Mjekësia Ligjore largon trupin e pajetë të shoferit nga vendi i ngjarjes

Siguri

Mjekësia Ligjore largon trupin e pajetë të shoferit nga vendi i ngjarjes

news image

Gazeta Sinjali po raporton vazhdimisht për ngjarjen tragjike që ndodhi në Gllogjan të Deçanit, ku  pas një atentati mbi një autobus me udhëtarë ka humbur jetën shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka marrë trupin e pajetë të shoferit të autobusit që mbeti i vrarë nga ky sulm.

Policia ka bërë të ditur se shoferi ka vdekur në vend ndërsa dy nxënësit që ishin duke udhëtuar me këtë autobus, ndërruan jetë në spital meqë nuk mundën t’i mbijetojnë plagëve që morën nga arma e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë ekipet e forenzikës, njësitet policore si dhe prokuroria të cilat janë duke zhvilluar hetimet për ngjarjen tragjike që trondit vendin mbrëmjen e sotme. /GazetaSinjali/