image Qytetari në Mitrovicë gjuan me armë zjarri nga vetura

Siguri

Qytetari në Mitrovicë gjuan me armë zjarri nga vetura

news image

Një person ka shtënë disa herë me armë zjarri, derisa ishte duke lëvizur me veturë, në Mitrovicë, të hënën, rreth orës 00:59, raporton Gazeta Sinjali.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur dhe ka konfiskuar shtatë gëzhoja.

Ende nuk është identifikuar qytetari që ka shtënë me armë zjarri, derisa policia njofton se hetimet për zbardhjen e këtij rasti janë duke vazhduar./Gazeta Sinjali/