image Mitrovicë: Qytetari e gjen një kuletë dhe e dorëzon në polici

Siguri

Mitrovicë: Qytetari e gjen një kuletë dhe e dorëzon në polici

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot një qytetar shqiptar në afërsi të urës së lumit “Ibër” në Mitrovicë ka gjetur një shumë të parave të cilat i ka dorëzuar në Polici, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu është gjetur edhe pronari i kuletës të cilit i janë kthyer të hollat të cilat i kishte.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut , falënderon qytetarin për besimin ndaj policisë dhe veprimin e ndërgjegjshëm”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Qytetari në Mitrovicë gjen një shumë të parave të cilat i dorëzon në polici

Mitrovicë, 02 dhjetor 2022

Në orët e pasdites së sotme të datës 02.12.2022, një qytetar m/k/sh, në afërsi të urës së lumit Ibër në Mitrovicë, ka gjetur një shumë të parave të cilat i ka dorëzuar në Polici.

Ndërkohë në polici është paraqitur qytetari-ankuesi m/k/s, i cili ka lajmëruar se në lokacionin përkatësisht në zonën afër urës së Ibrit në Mitrovicë, i kishin humbur një shumë e parave.

Nga ana e policisë është vërtetuar se shuma e parave të gjetura nga qytetari i përkisnin qytetarit- ankuesit, të cilat pas verifikimeve të nevojshme i janë kthyer qytetarit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut , falënderon qytetarin për besimin ndaj policisë dhe veprimin e ndërgjegjshëm .

/GazetaSinjali/