image Mitrovicë: Grabiti Moneygramin me revole lodër, policia ia konfiskon paratë që i vodhi

Siguri

Mitrovicë: Grabiti Moneygramin me revole lodër, policia ia konfiskon paratë që i vodhi

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një grabitje në Mitrovicë, e detaje për rastin kanë dhënë nga policia e Mitrovicës.

Në një përgjigje për Sinjalin, zëdhënësja e Policisë në rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana tha se i dyshuari është arrestuar dhe i është konfiskuar një armë lodër dhe një sasi e parave.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari ka vjedhur para në MoneyGram.

“Po, e kemi një grabitje të raportuar në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë. Grabitësi ka ikë në këmbë, por policia ka arrit me identifiku edhe me arrestu. Nga ai janë konfisku një sasi e të hollave dhe një armë lodër”, tha zëdhënësja e Policisë në rajonin e Mitrovicës.

/GazetaSinjali/