image Mitrovicë e Jugut/ Arrestohen dy të dyshuar pasi e bënë për spital një person

Siguri

Mitrovicë e Jugut/ Arrestohen dy të dyshuar pasi e bënë për spital një person

news image

Dje janë arrestuar dy persona në Mitrovicën e Jugut që dyshohet se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”, ku dy persona kanë pasur mosmarrëveshje dhe e kanë sulmuar fizikisht një person.

Viktima për shkak të lëndimeve ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit.

/GazetaSinjali/