image Mitrovicë: 15-vjeçarja kapet me drogë, dyshohet se e bleu nga i dashuri i shoqes 13-vjeçare

Siguri

Mitrovicë: 15-vjeçarja kapet me drogë, dyshohet se e bleu nga i dashuri i shoqes 13-vjeçare

news image

Policia e Kosovës e ka kapur mbrëmë një 15-vjeçare me një sasi të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë sasi të substancës, sipas avokatit Uvejs Gashi, 15-vjeçarja dyshohet se e ka blerë nga i dashuri i shoqes së saj 13-vjeçare.

“Po e përmbylli vitin me këtë foto nga Stacioni i Policisë Mitrovicë Jug. I angazhuar zyrtarisht si avokat në një rast penal, ku një femër (15-vjeçare) kapet me një sasi të substancave narkotike, të cilën dyshohet se e kishte blerë nga i dashuri i shoqes së saj (13-vjeçare). E rëndë sigurisht për prind e familje, por edhe për shoqëri hiq e lehtë jo”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/