image Mitrovicasit duke kënduar këngë patriotike tentojnë ta djegin flamurin serb, i ndalon Policia

Sociale

Mitrovicasit duke kënduar këngë patriotike tentojnë ta djegin flamurin serb, i ndalon Policia

news image

Zhvillimet e fundit në veri, jo vetëm që kanë trazuar Mitrovicën e të gjithë Kosovën, por kanë ngritur në këmbë edhe shtete të ndryshme të botës.

Megjithatë, ata që e përjetojnë për më së afërmi tensoinin e shfaqur herë pas here ndër vite në Mitrovicën e veriut, janë shqiptarët e pjesës jugore të saj.

Gjatë orëve të mbrëmjes, dje një grup i tyre, teksa këndonin këngë patriotike, tentuan ta djegin flamurin e shtetit serb, shteti nga i cili sot një javë Kosovës i erdhi një sulm terrorist që la të vdekur rreshterin policor, Afrim Bunjaku.

Siç raporton mediumi lokal “Mitropol”, emocionet e tyre për të mos shkaktuar tension i ndali Policia e Kosovës, duke parandaluar djegien e flamurit serb.

https://www.facebook.com/MitropolMedia/videos/823575802793265/?tn=%2CO

/GazetaSinjali/