image Mitrovicasi s’i lë rehat fqinjët e tij, i incizon dhe fotografon vazhdimisht – shoqërohet në Polici

Siguri

Mitrovicasi s’i lë rehat fqinjët e tij, i incizon dhe fotografon vazhdimisht – shoqërohet në Polici

news image

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetimet për një rast të ngacmimit ku viktimë është një qytetar, i cili e ka denoncuar fqinjin e tij, gjatë ditës së djeshme, mëson Gazeta Sinjali.

Burimet nga ky institucion kanë bërë me dije për Sinjalin se i dyshuari tash e një kohë shqetëson viktimën dhe familjarët e tij, duke i incizuar dhe fotografuar në çdo lëvizje që ata bëjnë.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur ta raportojë fqinjin e tij, për shqetësimin dhe frikës që ua ka shkaktuar atij dhe familjes.

Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar dhe ka ftuar për intervistim personin e dyshuar, i cili ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Të njëjtat burime njoftuan se pas përfundimit të proceduarve policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Ngacmim”.

/GazetaSinjali/