Një person në Mitrovicë është arrestuar pas që nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë gjatë pandemisë, për mbylljen e lokaleve.
I dyshuari është hasur duke punuar në kafeterinë e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e qeverisë gjatë epidemisë. I dyshuari nga njësiti policor dhe inspektorët komunal është hasur duke punuar në kafiterinë e tij e cila është mbyllë nga inspektorët”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet, rasti procedohet në procedurë të rregulltë./GazetaSinjali/