image Mitrovicasi e gjen vajzën e zhdukur, rasti në polici hapet si ‘sulm seksual’

Policia/ Mitrovicasi e gjen vajzën e zhdukur, rasti në polici hapet si ‘sulm seksual’

news image

“Sulm seksual” është hapur në polici rasti i një vajze të mitur, që është gjetur dje nga prindi i saj, pasi një ditë më parë ishte raportuar si e zhdukur.

Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe Qendra për Pune Sociale.

“SULM SEKSUAL  -Mitrovicë 13.01.2020-06:45. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se viktima (e mitur), me datën e lartcekur ka dalë nga shtëpia dhe me 14 .01.2020  vajza është gjetur nga prindi i saj dhe është sjell në stacion policor. Lidhur me rastin është njoftuar Qendra për Pune Sociale”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/