image MIT reagon për kaosin e shkaktuar për patentë shoferë

Kosovë

Komunikatë/ MIT reagon për kaosin e shkaktuar për patentë shoferë

news image

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka reaguar lidhur me kaosin e shkaktuar në Stacionin e Autobusëve, pasi që asnjë nga kandidatët për t’u pajisur me patentë shoferë nuk ka mundur të futet në testim praktik, pasi që ekzaminerët nuk kanë pasur leje pune.

Përmes një komunikate kjo ministri ka thënë se është duke punuar në zgjedhjen e çështjes për mbajtjen e testimit në praktik për patentë shoferë.

MTI në komunikatë arsyetohet se ligji i ri që ka hyrë në fuqi që nga 11 shtatori ka shfaqur paqartësi dhe se është dashur të ketë një analizë ligjore.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ju informon se aktualisht është duke punuar në zgjidhjen e çështjes së mbajtjes së testimit praktik për patentë shofer, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Zyrtarët Publik me numër 06/L-114”.

“Me skadimin e vendimeve të ekzaminerëve, ky ligj që në fuqi hyri me 11 shtator 2019, ka shfaqur paqartësi që kërkojnë analizë ligjore drejt vazhdimit të angazhimit të tyre. Me këtë rast, departamentet përkatëse të MIT janë angazhuar për gjetjen e zgjidhjes të kësaj situate, gjithnjë të bazuar në ligj. MIT kërkon mirëkuptim nga kandidatët që nuk kanë mundur t’i nënshtrohen testimit të cilin do të mund ta realizojnë shumë shpejt”, thuhet në komunikatën./Gazeta Sinjali/