image “Jena sëmurë. Jena ba për spital” – Kaos në fluturimin e Wiz Air, shpërthejnë ankesat e pasagjerëve - VIDEO

Shqipëri

“Jena sëmurë. Jena ba për spital” – Kaos në fluturimin e Wiz Air, shpërthejnë ankesat e pasagjerëve – VIDEO

news image

Kompania e fluturimeve “Wiz Air” vazhdon t’i maltretoj pasagjerët gjatë fluturimeve. Si pasoj e neglizhencës ndaj udhëtarëve, shpërthejnë ankesat e shqiptarëve në aeroporte ndërkombëtare.

Për një fluturim në Londër, një portal shqiptar ka raportuar se kjo kompani nuk i është përgjigjur qytetarëve për arsyet e anulimit. Kjo ka shkaktuar kaos me fluturimet në aeroportin e Luton në Londër.

Videoja e publikuar shfaq qytetarët duke u ankuar dhe duke kërkuar informacion. Shihet edhe ndërhyrja e Policisë.

Jena sëmurë. Jena ba për spital“, dëgjohen disa udhëtar duke folur shqip e të revoltuar nga pritja.

Në një fluturim, pasagjerët detyrohen të presin tri orë brenda aeroplanit pasi që nuk ishin përgjigjur nga kompania “Wizz Air” për pasagjerët.

“Kompania “Wizz Air” tallet me shqiptarët, prej 48 orësh në aeroportin e Lutonit në Londër, shkakton kaos me fluturimet dhe nuk I përgjigjet qytetarëve”, kështu e përshkruan portali “Meganews.al” videon e publikuar.

Video këtu

/GazetaSinjali/