Dhjetëra foshnje kanë vdekur ose kanë pësuar dëmtime të trurit në Nottingham, në një nga spitalet më të mëdha të Anglisë, sipas Independent.
Një sondazh nga The Independent dhe Channel 4 News ka zbuluar shembuj të përsëritur të neglizhencës dhe trajtimit të keq të foshnjeve nga stafi mjekësor, gjatë dekadës së kaluar, duke i detyruar prindërit të luftojnë për të zbuluar të vërtetën për atë që i ka ndodhur fëmijës së tyre.
Deri më tani janë bërë 12 ankesa nga familjet që kanë humbur fëmijët e tyre, si pasojë e neglizhencës së mjekëve. /GazetaSinjali/