image “Missed Calls”, kënga e re e Morena Tarakut

Bota e Yjeve

Showbiz/ “Missed Calls”, kënga e re e Morena Tarakut

news image

Modelja njëherësh dhe këngëtarja shumë e përfolur shqiptare, Morena Taraku, ka gati projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Missed Calls” dhe do të publikohet së shpejti, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Morena, përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mbi 958 mijë ndjekës.

Missed Calls, së shpejti. Kënga e re”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit të publikuar.

Morena nuk ka bërë të ditur detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku.

“Swag”, është projekti i fundit muzikor i Morenës. Kënga është publikuar më 14 korrik dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/