image Mish viçi me domate

Receta/ Mish viçi me domate

news image

Receta e mishit të viçit me domate është një pjatë që përgatitet shumë shpejt dhe që ka shije të veçantë, sidomos për shkak të specit djegës.

Kini kujdes vetëm që filetot e mishit të jenë të holla.

Kjo recetë përgatitet për 10 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për katër persona.

Përbërësit:

400 gr mish viçi (feta të holla), 300 gr domate qershi, 50 gr vaj ulliri (ekstra i virgjër), 1 thelpi hudhër, trumëz, borzilok, piper (djegës, i freskët) dhe kripë.

Përgatitja:

Për recetën e mishit të viçit me pomodorini pikantë, prisni në feta domatet dhe vendosini në një tigan me vaj, hudhrën e grirë (nëse preferoni, bashkoni hudhrën e tërë dhe eleminojeni në fund të gatimit), disa degë trumzë, 5-6 gjethe borzilok të grirë dhe një copë spec djegës të freskët.

Lërini të gatuhen në zjarr të lartë për 2 minuta, më pas kriposini dhe vendosni te domatet filetot e mishit, rrotullojini shpejt, mbulojini dhe fikeni flakën.

Lërini të pushojnë për 2 minuta, më pas shërbejini menjëherë.