Dy shqiptarë që udhëtonin drejt SHBA-së janë ndalur nga autoritetet doganore në Aeroportin e Filadelfias në SHBA, përmes një qeni detektor zbuluan 14 kilogram produkte ushqimore të ndaluara në valixhen e tyre.
Ngjarja ka ndodhur me 16 dhjetor të vitit të lamë pas, por është publikuar vetëm sot, 6 janar 2020.
Në valixhen që u përkiste dy udhëtarëve shqiptarë u gjetën mish i papërpunuar, kremviçe, presh, plënc dhe gështenja.
Specialistët gjetën në mesin e gështenjave edhe dy insekte të gjalla.
Autoritetet i sekuestruan ushqimet dhe i lanë udhëtarët që të vazhdojnë vizitën e tyre në Filadelfia. Të gjithë gjërat e sekuestruara u shkatërruan./Gazeta Sinjali/