Deklarata e fundit e këngëtares na bëri të ditur se ajo ka dëshirë që familjes tyre t’i shtohet edhe një fëmijë.
Miriami festoi 36-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast publikoi një foto familjare për të uruar veten, duke treguar se ndihet shumë e plotësuar dhe e lumtur, transmeton Gazeta Sinjali.
Por krahas fotos shtoi: “Dhe kur të reflektoj në ditë si kjo e sotmja, mund të them që asnjë sukses tjetër nuk i afrohet dashurisë dhe plotësimit që më dhuroni ju. Alban Skënderaj, si thua, e zgjerojmë edhe pak familjen?“.
Miriam ka munguar prej dy vitesh në tregun muzikor, për shkak se iu përkushtua biznesit familjarë.
Megjithatë, Albani tregoi gjatë një interviste të dhënë pak kohë më parë se ai do të punojë personalisht me projektet e saj që do ta rikthejnë në tregun muzikor./Gazeta Sinjali/