image “Mirëmëngjesi, sot është dita ime”, Florian Marku sot zhvillon meçin më të rëndësishëm të karrierës

Sporte Luftarake

“Mirëmëngjesi, sot është dita ime”, Florian Marku sot zhvillon meçin më të rëndësishëm të karrierës

news image

Florian Marku sonte (e shtunë) do të zhvillojë meçin më të rëndësishëm në karrierën e deritanishme si boksier.

Në “Tottenham Hotspur Stadium”, 28-vjeçari do të përballet me boksierin ukrainas, Maxim Prodan, për titullin IBF në peshën e mesme.

Marku ka bërë një paralajmërim këtë mëngjes, duke shkruar se sot është dita e tij.

“Mirëmëngjesi botë. Sot është dita ime” – ka shkruar boksieri shqiptar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

/Gazeta Sinjali Sporti/