image "Mirë se vini në xhungëll", i riu qëllimshëm futet me veturë në stacionin policor në Amerikë

Botë

“Mirë se vini në xhungëll”, i riu qëllimshëm futet me veturë në stacionin policor në Amerikë

news image

Një ngjarje goxha e pazakontë i ka ndodhur Policisë amerikane, më saktësisht Policisë në New Jersey, të cilëve një shofer iu fut në zyrë me makinën e tij duke goditur njërin prej mureve të stacionit policor.

Shoferi tashmë po përballet me akuza të shumta, duke përfshirë terrorizmin.

Oficerët deklaruan se ai hyri në dhomën e tyre të stafit, ndërsa lëshoi këngën “Welcome to the Jungle” apo “Mirë se vini në xhungëll” në makinën e tij, raporton BBC.

Ai akuzohet gjithashtu se ka përplasur me dashje garazhin e një rezidence private pak orë më herët para se ta përplaste stacionin e Policisë.

Policia shpalli dje akuzat, për ngjarjen që ndodhi më 20 shtator, teksa publikoi edhe pamjet.

Pamjet e ngjarjes mund t’i ndiqni këtu: VIDEO

/GazetaSinjali/