image Miratohen tri Projektligje në Kuvend

Politikë

Miratohen tri Projektligje në Kuvend

news image

Në Kuvendin e Kosovës janë miratuar sot disa Projektligje.

Me 61 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë kundër është miratuar në parim Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate.

Po ashtu, me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim në Kuvend ka kaluar në parim edhe Projektligji nr.08/L-120 për Ushqim.

Me po këtë rezultat është votuar në parim Projektligji nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-26 për tokën bujqësore.

Opozita nuk ka marrë pjesë në votimin e këtyre Projektligjeve.

/GazetaSinjali/