image Ministrja Nagavci raporton sot në Komisionin për Arsim

Arsim

Ministrja Nagavci raporton sot në Komisionin për Arsim

news image

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport do të mblidhet paraditen e kësaj të marte.

Para anëtarëve të këtij komisioni do të raportojë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci.

Gjatë mbledhjes së këtij komisioni do të shqyrtohet edhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet MAShTI-t dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim, për zbatimin e projektit “Hulumtimi dhe Shkencat e Aplikuara në Arsimin e Lartë +(HERAS +)” (ADA numri referues 8116-00-2020).

Po ashtu, anëtarët e këtij komisioni sot pritet që të votojnë edhe për formimin e grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Botimin e Teksteve Shkollore dhe Dokumentacionit Pedagogjik./Gazeta Sinjali/