image Ministrja kërkon që drejtësia ta godasë me çekanin më të fortë dorasin që vrau 34-vjeçaren

Drejtësi

Ministrja kërkon që drejtësia ta godasë me çekanin më të fortë dorasin që vrau 34-vjeçaren

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, përmes një postimi në rrjetin e saj social “Facebook”, ka kërkuar që dorasi që vrau 34-vjeçaren në Kamenicë të goditet me çekanin më të fortë nga drejtësia.

“Drejtësia të godasë me çekanin më të fortë dorasin që vrau gruan 34 vjeçare, në lule të rinisë së saj”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Gazeta Sinjali ka raportuar dje gjatë ditës për vrasjen e dyshimtë që burri vrau gruan me një shufër metalike.

Ndërkaq sot, Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit N.M i cili dyshohet se privoi nga jeta gruan e tij me shufër metalike në fashtin Berivojcë të Kamenicës./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/posts/139540244458710?xts%5B0%5D=68.ARCAyDCckxIdUwP3vhSBSbCqvshtBLPtWbCbjC-mi2b6tcp51HhcWvmQ5zpuupD3L2k13ce5txAZR60aitzD3q8Uafs7Dn00KTqFTS9gmIhQPHDptTo_RiZhCBeC1B8grP1lh1DujVLAdAfFRhFDaMwcg1Y_fjtQBbz6KQS5Xu9WwXVZ5vMoqb52zIgMSoAOd2EYWhOZV0OQRBoZeJfdZV_UqL6rsCpVjy8AQsihztddsov_2oA3gAA7Zq-1sAyGQppiFecobTKfbdE1GzQEsmTJJRXkKuxzXWr27-Ike3TKjzS4_iPIMFOo19ybAUpuCbego-lCrbYCEUe-D50&tn=-R