image Hajdari urdhëron kompanitë turistike që udhëtimet e parapaguara nga klientët të shtyhen deri në këtë datë

Kosovë

Hajdari urdhëron kompanitë turistike që udhëtimet e parapaguara nga klientët të shtyhen deri në këtë datë

news image

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, urdhëron kompanitë turistike për shtyerjen e shërbimeve turistike për klientët që kanë parapaguar ose rezervuar udhëtimet, por për shkak të pandemisë nuk kanë arritur të udhëtojnë.

Në urdhëresën që ka siguruar Gazeta Sinjali e nënshkruar nga ministrja në detyrë Hajdari, ceket se subjektet turistike urdhërohen të ua mundësojnë klientëve shtyerjen e udhëtimeve deri më 31 dhjetor 2021.

Urdhëresa përmban këto pika:

Urdhërohen subjektet turistike që përmes kuponëve (vouchers), ose dokumenteve të barasvlershme, t’u mundësojnë: Shtyrjen deri më 31 dhjetor 2021 të shërbimeve turistike të parapaguara ose të rezervuara turistëve të cilët nuk kanë mundur të udhëtojnë për shkak të pandemisë Covid-19.

Zëvendësimin e paketave me paketa të cilësisë së njejtë ose më të lartë konsumatorëve të cilëve u janë anuluar paketet turistike për shkak të pandemisë Covid-19., dhe nëse paketet zëvendësohen me paketa të cilësisë më të ulët, konsumatorëve t’ua kthejnë dallimin në çmim. /Gazeta Sinjali/