Ministrja Rozeta Hajdari priti sot në takim delegacionin nga Katari të kryesuar nga Ambasadori i Shtetit të Katarit, Ali bin Hamad Al Marri.
Në takim mori pjesë edhe Autoriteti Investues i Katarit në krye me Drejtorin Rajonal të Zhvillimit të Biznesit, Mubarak Abdulaziz Al-Khulaifi, me të cilët biseduan për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe për rezultatet pozitive të qeverisjes së tanishme, në rritjen e treguesve ekonomik dhe të demokracisë në Republikën e Kosovës.
Ministrja Hajdari dhe Ambasadori Al Marri konfirmuan gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në sektorë të ndryshëm të industrisë, tregtisë, turizmit, e të tjera.