image Ministrja Hajdari deklarohet pas pezullimit të licencës së Klan Kosovës: Qeveria nuk hap e as nuk mbyll media

Politikë

Ministrja Hajdari deklarohet pas pezullimit të licencës së Klan Kosovës: Qeveria nuk hap e as nuk mbyll media

news image

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dje mori vendim për pezullimin e certifikatës së biznesit të mediumit Klan Kosova.

Hajdari tha se qeveria nuk hap e as nuk mbyllë media, derisa tregoi arsyet që erdhi deri tek vendimi i pezullimit të licencës.

“Arsyeja se pse është pezulluar çertifikata e biznesit, vendimi që është marrë dje. Që të jemi të qartë edhe njëherë se dokumentacioni me adresë Gjakovë/Serbi dhe aq më tepër Pejë/Serbi është veprim shumë i rëndë para ligjit, para Kushtetutës dhe është e papërgjegjshme kjo situatë. Dhe për këtë arsye ne e kemi proceduar për hetime”, tha ajo.

“Por, siç e dini ARBK e trajton rastin e kompanisë vetëm si biznes, çështjet e mediave si të tillë trajtohen nga Komisioni i Pavarur i Mediave dhe as ne e as qeveria as nuk hap e as nuk mbyll media”, theksoi Hajdari.

“Detyrë e çdo zyrtari publik është që ta mbrojë Republikën e Kosovës duke filluar nga emri zyrtar i saj. Dhe duhet ta keni parasysh se për këtë nuk kam kompromis. Më vjen keq që kjo ka ndodhur me një biznes që ushtron veprimtari të informimit publik dhe e bën edhe më të rëndë”, tha e para e MINT-it.

/GazetaSinjali/