image Gjermania paralajmëron NATO-n: Forconi sigurinë, nuk i dimë limitet e Putinit

Evropë

Gjermania paralajmëron NATO-n: Forconi sigurinë, nuk i dimë limitet e Putinit

news image

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, ka thënë se NATO duhet të bëjë më shumë për sigurinë e përbashkët për të mbrojtur veten nga aktet e mundshme të Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin.

Lambrecht, mes tjerash, thotë se askush nuk e di se deri ku mund të shkojnë iluzionet e Putinit, shkruan Reuters.

“Fakti është se ne, NATO, duhet të bëjmë më shumë për sigurinë tonë të përbashkët, sepse nuk mund të dimë se deri ku mund të shkojnë iluzionet e ‘madhështisë’ së Putinit”, tha Lambrecht teksa vizitonte trupat gjermane të dislokuara në Lituani.

“Ne kemi dëgjuar kërcënimet e Rusisë ndaj Lituanisë, e cila po zbatonte sanksionet evropiane në kufirin me Kaliningrad. Ky nuk është pothuajse kërcënimi i parë dhe ne duhet t’i marrim seriozisht dhe të përgatitemi,” tha ajo.

/GazetaSinjali/