Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të mbajë mbledhje sot, duke filluar nga ora 10:00, raporton Gazeta Sinjali.
Në këtë mbledhje është ftuar që të raportojë kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla – Schwarz.
Përmes një njoftimi për media, ky komision ka bërë të ditur se për çfarë do të raportojë ministrja para deputetëve.
“Raportim i ministres së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz lidhur me planin legjislativ të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe prioritetet e saj. Koha: 10:00”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/