Ministrja franceze e Sportit, Amelie Oudea Castera, ka kritikuar ditën e sotme mesazhin politik të tenistit serb Novak Djokovic në lidhje me situatën në veri të Kosovës.
“Është e qartë dhe jo e pranueshme”, tha Oudea në një intervistë për kanalin publik francez “France 2”.
Ministrja franceze shpjegoi se drejtoresha e turneut, Amelie Mauresmo, kishte folur me rrethin e lojtarit, i cili në të kaluarën tashmë e ka shprehur publikisht qëndrimin e tij politik në lidhje me Kosovën.
Djokovic është paralajmëruar, mesazhet politike nuk duhet të përsëriten ose do të ketë ndëshkime./abcnews.al