Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, ka shkuar për të shprehur ngushëllime në familjen e bilbilit të Kosovës, tashmë të ndjerë, Nexhmije Pagarusha.
Pagarusha ndërroi jetë sot në moshën 86 vjeçare.
Ndarjen e këngëtares nga jeta, ministrja Dumoshi e ka cilësuar si humbje të madhe për kulturën shqiptare.
“Nexhmije Pagarusha me artin e saj muzikor, ka dhënë shumë për kulturën shqiptare, duke e ngritur në një nivel të lartë. Dhe kështu, ajo u bë ikonë e Kosovës moderne, duke u bërë edhe burim frymëzimi për breza të tërë. Prandaj, ajo do të mbetet përgjithmonë bilbili i këngës shqipe në Kosovë dhe kudo ku ka shqiptarë”, ka shkruar Dumoshi në Facebook. /Gazeta Sinjali/