Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka premtuar se do të ndahen 70 milionë euro për subvencionimin e bizneseve dhe qytetarëve, në rast se vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës bëhet i plotfuqishëm, shkruan Gazeta Sinjali.
Mirëpo, ministrja nuk e din se nga cila linjë buxhetore janë marrë këto miliona.
Në pyetjen e gazetarëve në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin, se ku janë marrë këto para, ajo tha se kjo pyetje është për ministrin e Financave.
“Kjo është më shumë pyetje për ministrin e Financave. Unë mund të supozoj që nga kontigjenca që është ndarë për këtë vit në buxhet. Nëse nuk gaboj, për kontigjencë janë ndarë 100 mijë euro dhe mund të shfrytëzohet ajo linjë buxhetore. Mirëpo, kjo është pyetje për ministrin e Financave”, u përgjigj ajo./GazetaSinjali/