image Hykmete Bajrami shërohet nga koronavirusi, do të jetë e pranishme në seancën e jashtëzakonshme

Kosovë

Hykmete Bajrami shërohet nga koronavirusi, do të jetë e pranishme në seancën e jashtëzakonshme

news image

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami është shëruar nga koronavirusi, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bajrami përmes një postimi në Facebook, e cilat tha se tani do ta vazhdojë aktivitetin e saj politik.

“ I falënderoj gjithë mjekët që janë kujdesur për mua dhe që kujdesen për çdo ditë për qytetarët e Republikës. Sot do të vazhdoj aktivitetin politik. Do të jem në seancën ku do të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike“.

“Ligjet me rëndësi për jetën e gjithë qytetarëve duhet të na bashkojnë të gjithëve. E falënderoj secilën deputete dhe secilin deputet për votën që do ta japin sot”, shkroi Bajrami.

Ndryshe, sot do të mbahet seanca ku pritet të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike. /Gazeta Sinjali/