image Musliu - Bajramit: Me para të këtij populli po paguheni dhe ju thërrisni italianët për ta kryer punën tuaj

Kosovë

Musliu – Bajramit: Me para të këtij populli po paguheni dhe ju thërrisni italianët për ta kryer punën tuaj

news image

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar deklaratën e Ministres së Financave, Hykmete Bajrami, pasi kjo e fundit ka ftuar “Guardia di Finanza” italiane, për ta hetuar vjedhjen në Thesarin e Shtetit, shkruan Gazeta Sinjali.

Musliu është shprehur ndaj Bajramit se duhet të mbahet përgjegjësi për atë çfarë ka ndodhur, dhe sipas saj, ata të cilët do duhej të kryenin auditimin dhe hetimin, të shkarkohen dhe të dënohen për moskryerjen e punës së tyre.

“Sa kushton kjo ftesë e juaja znj. Ministre? Kush i paguan ata zotritë e “Guarda di finanza ? Me para të këtij populli po paguheni ju dhe po me para të popullit ju thërrisni italianët për ta kryer punën tuaj!!!!! A hiç s´po ju vjen marre a?”, ka shkruar ajo. /Gazeta Sinjali/