image Ministrja e Ekonimisë: Kemi ushqim të mjaftueshëm, qytetarët që marrin paga t'i paguajnë faturat

Kosovë

Qeveria/ Ministrja e Ekonimisë: Kemi ushqim të mjaftueshëm, qytetarët që marrin paga t’i paguajnë faturat

news image

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka siguruar se shteti ka rezerva të mjaftueshme në rast të izolimit nga koronavirusi.

Hajdari në një konferencë të jashtëzakonshme për media deklaroi se situata është në kontroll.

“Dua t’i informojë qytetarët se rezervat shtetërore të mallrave janë të ruajtura në depot tona të cilat janë të kompletuara nga aspekti sasior dhe cilësor. Kryesisht rezerva ka për mallrat si gruri, mallrat agroushqimore, nafta dhe barnat. Deri tani situate është në kontroll, kemi ushqim të mjaftueshëm.”, ka thënë Hajdari.

Tutje, Hajdari ka bërë apel që qytetarët që marrin paga të kryejnë pagesat ndaj ndërmarjeve publike në mënyrë që të mos krijohet hendikep.

“Ndërrmarjet publike që ofrojnë shërbimet komunale dhe esenciale duhet që qytetarët të kryejnë obligimet, sepse nëse marrin rrogat duhet të kryhen edhe obligimet”, ka thënë Hajdari./Gazeta Sinjali/