image Ministrja Bajrami jep sqarime se si do të zhvillohet mësimi nga shtëpia

Kosovë

Deklaratë/ Ministrja Bajrami jep sqarime se si do të zhvillohet mësimi nga shtëpia

news image

Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, tha se gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar gjirime dhe janë trajnuar se si do të zhvillohet mësimi më tutje në këtë situatë të jashtëzakonshme.

“Mësuesit do të jenë aktiv, do t’i japim instruksione si të hapin grupe në Whatsapp, detyrat e shtëpisë do të kontrollohen po ashtu online, transmetimi do të jetë nga mësuesi te drejtori i shkollës pastaj në drejtorinë e arsimit në Komunë e më pas në MASHT”, tha Bajrami përmes një video në Debat Plus.

Kujtojmë që shkollat janë mbyllur me vendim të qeverisë së Kosovës, për shkak të pandemisë Covid-19, ku në Kosovë numri i të infektuarve ka shkuar në 19./ Gazeta Sinjali/