image Ministrja Bajrami i fton studentët që nuk kanë ligjerata të mos qëndrojnë në konvikte

Kosovë

Siguri/ Ministrja Bajrami i fton studentët që nuk kanë ligjerata të mos qëndrojnë në konvikte

news image

Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë, Hykmete Bajrami ka thënë se studentët të cilët qëndrojnë në konvikte, pasi nuk kanë ligjërata iu ka bërë ftesë që të shkojnë në shtëpitë e tyre.

Bajrami ka thënë se studentët duhet t’i evitojnë vendet ku frekuentojnë shumë persona.

“Meqenëse sot me vendim të qeverisë është ndërprerë mësimi në të gjitha nivelet duke përfshirë këtu edhe universitetet unë besoj se studentët nuk kanë as një arsye që nuk kanë ligjërata të qëndrojnë në konvikte. Ne ju bëjmë thirrje atyre që të kthen në shtëpitë e tyre në mënyrë që t’i evitojnë këto pika ku frekuentojnë më shumë student”, ka thënë Bajrami