image Ministrja Bajrami bën thirrje që t’i përdorni platformat e MASHTI-it për mësimin online

Kosovë

Arsim/ Ministrja Bajrami bën thirrje që t’i përdorni platformat e MASHTI-it për mësimin online

news image

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami bën thirrje që t’i përdorni platformat e MASHTI-it për mësimin online.

“I ftoj posaçërisht edhe shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc të shfrytëzojnë këto materiale të cilat mund t’ju hyjnë në punë edhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë”, ka shkruar ajo.

Më tutje, Bajrami njofton që nga e hëna ofrojnë mësim online për lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë, duke filluar nga klasat 1-9.

Njoftimi i plotë:

Mësim për gjithë fëmijët shqiptarë

Në kohën kur po bëhet thirrje të shtohet edhe më shumë kujdesi, të mos dilet nga shtëpia, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit po punon në zgjerimin e mësimit online.
Për këtë arsye, shfrytëzoj rastin t’ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve kudo që janë të përdorin platformat e MASHTI-it për mësimin online. I ftoj posaçërisht edhe shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc të shfrytëzojnë këto materiale të cilat mund t’ju hyjnë në punë edhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë.

Të nderuar bashkatdhetarë,

Për shkak të situatë më COVID-19, MASHTI ka filluar të ofroj mësimi online përmes vidomaterialeve të prodhuara enkas për këtë qëllim. Materialet nuk janë më të mirat të mundshme por janë më të mirat që MASHTI mund të ofrojë në këtë kohë.

Nga e hëna ofrojmë mësim online për lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë, duke filluar nga klasat 1-9, ndërsa nga 6 prilli, ne do të ofrojmë shumicën e lëndëve: për klasat 1-5 po përgatiten përmbajtjet mësimore për 4 lëndë; për klasën e 6-të, 8 lëndë; për klasat 7-të, 8-të dhe 9-të, 9 lëndë mësimore.
Kemi filluar gjithashtu prodhimin e video-mësimeve në gjuhë turke dhe boshnjake.

Të gjitha materialet tona mund t’i gjeni në http://emesimi.rks-gov.net, ëebfaqja e cili ju dërgon direkt te kanali zyrtar i MAShTI-t në YouTube, ku mund t’i gjeni të gjitha mësimet që transmetohen në RTK1 dhe RTK4. Kemi marrë vendim që të gjitha mësimet të jenë si burim i hapur (open source) për çdo medie, me kusht që ato nuk monetizohen dhe modifikohen.
Ju bëjmë thirrje të rrini në shtëpi dhe ta shpërndani këtë njoftim për të afërmit tuaj kudo ku ka shqiptarë /Gazeta Sinjali/