image Ministria e Shëndetësisë shpall konkurs për 197 mjekë

Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë shpall konkurs për 197 mjekë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur konkurs pune për 197 mjekë të përgjithshëm.

Sipas këtij dikasteri, ky konkurs është hapur bazuar në ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Kosovës, rregulloren për angazhimin e përkohshëm të profesionisteve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjate pandemisë COVID-19, kërkesën e Divizionit për Kujdesin Parësor Shëndetësor si dhe kërkesën e Komitetit për Imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19.

Linkun e këtij aplikim mund ta gjeni duke klikuar KËTU./GazetaSinjali/