image Ministria e Shëndetësisë: Komplikimet në zemër më të larta pas infektimit me COVID-19, sesa pas vaksinimit

Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë: Komplikimet në zemër më të larta pas infektimit me COVID-19, sesa pas vaksinimit

news image

Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë apel qytetarëve që ta marrin vaksinën anti-COVID, ngase vaksinimi kundër COVID-19 është masë preventive edhe për komplikimet e mundshme në zemër.

MSH thekson se komplikimet në zemër janë më të mëdha pas infektimit me koronavirus, andaj marrja e dozave të vaksinave rekomandohet sepse ndihmon në parandalimin e komplikimeve në zemër.

Studimi ka gjetur se të rinjtë e moshës 12-17 vjeçe ishin 2-6 herë më shumë të rrezikuar për komplikime në zemër pas infeksionit me Covid -19 se sa pas vaksinimit, kurse personat e moshës 18-29 vjeç ishin 7-8 herë më të rrezikuar ngav komplikimet në zemër pas infeksionit me COVID-19, se sa pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19”, është shkruar në faqen zyrtare të ministrisë.

Vaksinat ndihmojnë në mbrojtjen kundër COVID-19 dhe komplikimeve”, thuhet tutje.

May be an image of text that says "Vaksinimi kunder COVID-19 Njẽ studim Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin Sëmundjeve (CDC-SHBA) ka gjetur se rreziku komplikimeve tẽ zemres, miokarditi (inflamacion muskujvetë zemres), ishte pas marrjes sẽ infeksionit COVID-19 se sa pas marrjes sẽ nje ose Tẽ shume dozave tẽ vaksinave mRNA COVID-19 (Pfizer-BioNTech ose Moderna), tek tẽ dy gjinitë (meshkuj dhe femra) dhete tẽ gjitha moshat. kundër COVID-19 ndihmojne nẽ mbrojtjen kunder dhe komplikimeve. Në Kosove, tẽ gjithë personat moshes 12 vjeç lart duhet të vaksinohen kundër COVID-19 dhe tẽ kujdesen qẽ ta kompletojne vaksinimin, sepse me kalimin e kohes bie imuniteti fituar nga dozat paraprake vaksinimit. Vaksinohu!"

/GazetaSinjali/